Ballkani ja doli të fitojë titullin kampion në Superligën e Kosovës këtë sezon. Skuadra e drejtuar që prej janarit nga Ilir Daja, ishte më lart dhe triumfoi mbi Gjilanin dhe Dritën. Suharekasit e kanë trofeun e parë të kampionit në historinë e klubit.
Të dielën më 22 maj në orën 15:00 Ballkani luan ndaj Gjilanit me të cilën konkurruan gjatë kampionatit. Kjo është sfida e fundit e sezonit dhe do jetë e veçantë në qytetin e Suharekës.
Kampionët kanë menduar të festojnë në stadium marrjes së Kupës dhe më pas në sheshin e qytetit me koncertin e organizuar në orën 20:30. Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë të klubit.
“Të dashur qytetarë të Suharekës, veteranë të FC Ballkanit dhe ju tifozë Xhebrailat.
Festa e madhe po fillon ne qytetin e kampioneve!!
Ju ftojmë përzemërsishtë që me datën 22.05.2022 të merrni pjesë në festen e KAMPIONIT FC BALLKANI!!
Të DIELËN ora 15:00 të gjitha rrugët të dërgojnë drejt Stadiumit të Qytetit-Suharekë për ndeshjen e fundit të sezonit 2021/22.
FC Ballkani – SC Gjilani
Pas ndeshjes bëhet dorëzimi i Trofeut të BKT Superligës 21/22 .
Në ora 19:30 autobusi i Kampionëve do mbërrijë tek stadiumi ku se bashku me tifozë do vazhdojmë për në SHESHIN E QYTETIT ku në ora 20:30 do fillojë koncerti i Kampioneve , do përformojnë këngëtarë të njohur andaj nuk ka arsye për mungesë!!
Të festojmë me shpirt e zemër
Na jena FC BALLKANI
Festa ka filluar!!!” shkruan Ballkani në rrjetin social facebook.