
Isak Alechenu është lojtar i Akademisë së Tiranës. Nigeriani ka lindur në Shqipëri dhe flet një shqipe të përsosur. Në një intervistë të dhënë për A2CNN, ai tregon se kërkon titullin kampion me fanelën bardheblu.
Zbulon atmosferën brenda skuadrës si dhe në fund tregon se asgjë nuk mund të ndikojë negativisht në jetën e tij pavarësisht përcaktimeve të njerëzëve. Në fjalën e tij për gazetaren, Isak thotë:
“Është viti im i parë dhe synoj të jemi kampionë. Më pëlqeu vetë ekipi dhe babi ndikoi normalisht.
Atmosfera? Ishte një atmosferë shumë e bukur. Lojtarët ishin korrektë dhe mjaft mikpritës. Më pëlqen dhe kjo harmonia që kemi me njëri-tjetrin. Jam mësuar shumë me kulturën. Edhe njerëzit më kanë ndihmuar.
Paragjykimet? Normal, nga ngjyra është një gjë që mund ta shohësh. Por, gjithësesi nuk ndikon në jetën time”, përfundon ai.