
Të gjithë besoj e njohim tifozin e kombëtares shqitpare që në çdo ndeshje që luajnë kuqezinjtë arrin të pikturojë në fytyrë shqiponjën “Dykrenare”. Quhet Besmir Limani dhe është me origjinë nga fshati i Tatesh të Strugës.
Limani jeton në Winthertur të Zvicrës, ndërsa nuk mungon në asnjë ndeshje të kombëtares si në transfertë edhe në Shqipëri.
Dita e sotme përveç se është e veçantë që kombëtarja do të luajë ndaj Çekisë dhe të gjithë presim një fitore, për tifozin është edhe më e rëndësishme. Pikërisht sot nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka treguar se është paisur me pasaportë shqiptare.
“I nderuari Ministër te falenderit publikisht per realizimin e endrres per pajisjen me pasaportë shqiptare.Ne Gjermani Euro 2024 une Besmir Limani “Fytyra me shqiponjë” udhëtoj edhe me dokument Kuq e Zi”, ka shkruar ai, ndërsa ka publikuar edhe foto me Ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Taulant Balla.