
Mbrëmjen e djeshme Real Madrid luajti në shtëpi ndaj Leganes, ndeshje e vlefshme për Kupën e Mbretit, faza e 1/8 me eleminim. Në këtë sfidë, Sergio Ramos arriti të shënojë golin e parë të sfidës me penallti. Mirëpo ky gol ishte goli numër 100 për spanjollin, i cili në një prononcim për mediat është shprehur se ndihet shumë krenar dhe se diçka të tillë nuk e kishte menduar kur kishte filluar karrierën.
"Jam një mbrojtës krenar dhe misioni im në qendër, në krah kur luaja më përpara, kurrë nuk ishte të shënoja gola, por mos t'i shmangia ata. Kështu që arritja e 100 golave për mua është diçka speciale, sikurse çdo gjë tjetër që ka ndodhur në karrierën time. Unë kurrë nuk i ëndërrova kur e nisa këtë. Në do të vazhdojmë të punojmë me përqendrim çdo ditë për të fituar besimin dhe përkrahjen tuaj", ka thënë kapiteni i Real Madrid.