
Andrea Belotti do të largohet nga Roma për të nisur kështu një aventurë të re në një tjetër ekip. Interesimet për sulmuesin nuk kanë munguar, teksa në Spanjë dhe Gjermani kanë këmbëngulur për shërbimet e tij.
Në La Liga oferta erdhi nga Real Betis, ndërsa në Bundesligë u kërkua nga Wolfsburg. Por italiani i ka refuzuar të dyja ofertat vetëm për të qëndruar në Serie A.
Në këto kushte pas largimit nga Roma, Belotti pritet të kalojë te Fiorentina, pasi 30-vjecari ka pranuar kushtet e ofruara nga skuadra “vjollcë” dhe pritet t’i paguajë pagën prej 3 milionë euro neto në sezon. Kujtojmë se sulmuesi ka kontratë të vlefshme me Romën deri në qershor të 2025. Ka luajtur në 22 ndeshje dhe ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë edhe 2 asiste.