
Araujo ka pësuar një dëmtim në nofull, në fakt e ka thyer atë. Qendërmbrojtësi pavarësisht kësaj është parë të stërvitet me skuadrën, teksa në kokë mban një maskë.
Araujo heq dorë kështu nga operacioni dhe dëshiron të japë kontributin e tij në duelin e radhës që skuadra do të luajë në La Liga ndaj Gironas. 24-vjeçari u dëmtua në sfidën ndaj Atletico Madrid, ndërsa tashmë shtrëngon “dhëmbët” për të qenë në shërbim të skuadrës.
Sipas parashikimeve lojtari do të duhet ta mbajë maskën për 3 javë dhe në këtë mënyrë do të luajë edhe ndaj Royal Antwerp, Valencias dhe Almerias.
Poll