Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

"Ka ndërhyrje nga Pandev", plas te Maqedonia pas listës për EURO 2020: Merr Hasanin e Partizanit që ka luajtur 2 minuta dhe lë jashtë Ibraimin

Shkruar nga NEWSPORT
"Ka ndërhyrje nga Pandev", plas te Maqedonia pas listës

Trajneri Angelovski bëri dje publike listën e Maqedonisë së Veriut për Euro 2020. Ndër emrat e ftuar është edhe Ferhan Hasani, që nuk ka luajtur shumë minuta me Partizanin. Për drejtorin teknik të Shkupit (Omer Bunjaku), mungesa e kapitenit të Shkëndijës, Besart Ibrahimi dhe ftesa për Hasanin është e pakuptimtë, ndërsa thekson ndërhyrjet e kapitenit Pandev për disa emra.

"Nuk i bën ftesë Besart Ibraimit, me gjithë ato gola dhe rekorde, e kam thënë edhe në rrjetet sociale. Çfarë duhet të bëjë më shumë Besarti? Ka marrë futbollistë që nuk kanë të shënuar 2-3 gola në kampionate, ndoshta edhe nuk luajnë ndeshje.

Në të njëjtën kohë, i ka bërë ftesë edhe Ferhan Hasanit, por për çfarë i ka bërë ftesë Hasanit? Që i ka dy minuta të luajtura me Partizanin dhe nuk e merr Besart Ibraimin. Te lista e Angelovskit ka ndërhyrje nga jashtë, por drejtpërdrejt ka ndërhyrje edhe nga kapiteni i përfaqësueses, Goran Pandev", tha Omer Bunjaku.

Tags:

MAQEDONIA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga