Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Ka fituar kampionatin Europian, ndahet nga jeta ish-kapiteni i Napolit që solli Maradonën në Itali

Shkruar nga NEWSPORT
Ka fituar kampionatin Europian, ndahet nga jeta ish-kapiteni i Napolit që
Futbolli italian dhe Napoli janë në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare Antonio Juliano. Ish-kapiteni i Napolit ka mbajtur veshur fanelën e kampionëve për 17 vite radhazi, ndërsa me Italinë ka fituar në vitin 1968 kampionatin Europian. Ish-futbollisti dhe drejtues i klubit italian, u ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë, nga e cila vuante prej kohësh. Një figurë e rëndësishme në historinë e Napolit, i cili do të mbahet mend gjatë nga të gjithë tifozët e skuadrës napolitane. Do të ishte pikërisht Juliano që do të bënte të mundur transferimin e Diego Armando Maradonës në Napoli. Ish-mesfushori dhe ish-kapiteni, zhvilloi mbi 500 ndeshje në të gjithë kompeticionet me Napolin e tij të dashur gjatë viteve 1962-1978. Skuadër me të cilën fitoi Kupën e Italisë (1976). I vetmi ekip që ka fituar Kupën duke qenë pjesë e Serie B. Ndërkohë që fanellën e kombëtares italiane e veshi 18 herë.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga