Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Një 'oktapod' një 'princ' dhe një trajner që ka fituar gjithçka, Franca kërkon triumfin në Botërorin e Rusisë

Shkruar nga NEWSPORT
Një 'oktapod' një 'princ' dhe një trajner

Botërori është në prag dhe të gjithë ekipet po bëjnë përgatitjet për fillimin e kompeticionit më prestigjoz të këtij sporti në datën 14 qershor. Të gjithë po flasin për pretendentët se kush do e marrë këtë Kupë Bote në Rusi në datën 15  korrik. Nga Gjermania te Spanja e nga Brazili te Franca apo Argjentina, sot do ndalemi pak për të analizuar ekipin e 'gjelave' të Francës.

Të gjithë i konsiderojnë 'les bleus' si ekipin më të talentuar të këtij Botërori. Duke filluar nga emra si:Pogba, Griezmann apo edhe Mbappe, 1 herë kampionët e Botës janë me të vërtetë një ekip i frikshëm për tu parë.

Analiza jonë fillon me portierin Hugo Lloris. "Gardiani" i Totthenham është një garanci mes dy shtyllave. Me një eksperiencë të jashtëzakonshme ku prej më shumë se 10 vitesh në nivele të larta, ai do udhëheqë 'les bleus' pasi do jetë edhe kapiteni i kombëtares së tij.

Mbrojtës i djathtë në Botëror pritet të luajë titullar Djibril Sidibe. Anësori i Monaco prej 2-3 sezonesh është ndër më të spikaturit në Europë. 25-vjeçari karakterizohet nga forca fizike dhe shpejtësia që e bën të paparshikueshëm. Balotazh duket se do ketë në krahun e majtë mes Kurzawa dhe Mendy. I pari që luan me PSG po zhvillon një sezon pozitiv dhe ka rritur kredencialet e tij për të qenë titullar ndërsa 'peshkaqeni' i Manchester Cityt deri përpara se të dëmtohej ishte titullar i padiskutueshëm për ekipin e Dechamps. Dyshja e qendrës së mbrojtjes pritet të përbëhet nga Koscienly dhe Varane. Eksperienca e përzier me forcë dhe teknikë. Nuk duhen lënë pas as emra si Umititi apo Kimpembe.

 

Mesfusha ndoshta do jetë reparti që do fusë në dilemë trajnerin Dechamps. Opsionet janë aq të shumta sa të kap një 'dhimbje koke' se kë duhet të lësh jashtë. Duket se vendin e sigurtë do e ketë N'Golo Kante. Lojtari i Chelseas është një nga më të mirët në Botë dhe Franca nuk mund të privohet nga një si ai. Krah tij pavarësisht se nuk po kalon një formë të mirë së fundmi do jetë Paul Pogba. Të gjithë kanë besim te 'oktapodi' dhe të gjithë mendojnë se tashmë ai ka arritur pjekurinë për të qenë një lider në kombëtare dhe të tregojë vlerat e tij. Treshen e mesfushës pritet ta plotësojë Thomas Lemar. Talenti i Monacos është një lojtar 'elektrizues'  dhe që mund të ndryshojë lojën nga momenti në moment. Duke mos lënë pas emra si Tolisso, Rabiot apo edhe Matuidi, Franca zotëron një nga mesfushat më të mira të Botërorit.

Sulmi është qershia mbi tortë për transalpinët. Edhe në këtë repart ke mundësi të shumta zgjedhjeje. Vendin e sigurtë për momentin duke se ka vetëm Antoine Griezmann. 'Princi' është ai që duhet të marrë për dore ekipin me golat e tij. Me 19 rrjeta në 49 ndeshje me ekipin përfaqësues të gjithë i kanë varur shpresat te ai. Një vend titullari pritet edhe për një talent 19 vjeçar si Kylian Mbappe. Ai po shkëlqen me PSG këtë sezon ku pavarësisht se në ekip ka Cavani dhe Neymar sërish ka arritur të tregojë vlerat e tij. Olivier Giroud ka pasur një sezon plot dritë-hije, por Dechamps e ka një prej të preferuarve të tij dhe mendohet se sulmuesi i Chelseas do jetë titullar në Rusi. Me 29 gola në llogarinë e tij me Francën, ai është lojtari që për momentin ka shënuar më shumë se të gjithë me fanellën e '3 colores'. Nuk duhen harruar as Lacazzete, Martial, Dembele apo edhe Thauvin që çdo përfaqësuese në Botë do dëshironte ti kishte pjesë të tyre.

Trajneri Didier Dechamps është një vlerë e shtuar e kësaj përfaqësueseje. Me një karrierë të pasur si futbollist ku fitoi gjithçka me ekipin e Juventusit dhe kombëtaren e Francës, ish-mesfushori duket se po transmeton mentalitetin fitues te lojtarët e tij. Franca do niset nga ajo finale e humbur e Euro 2016 përballë Portugalisë me rezultatin 1-0 për tu ngjitur në piedestal.

Pika e dobët e kësaj kombëtareje duket se është mos eksperienca ndërkombëtare e disa prej lojtarëve pasi të gjithë thuajse janë në një moshë relativisht të re. Ndoshta mos fitimi i trofeve të rëndësishëm mund të ndikojë në mentalitetin e ekipit dhe sidomos ajo humbje e finales në Euro 2016.

Pika e fortë do jetë dëshira që do kenë këta djelmosha të rinj për të qenë protagonistë si edhe egoja për të treguar se ata nuk janë thjesht talente, por yje të futbollit. Gjithashtu motivimi për të sjellë Kupën e Botës në Francë që mungon prej vitit 1998 do jetë diçka që do jetë në favorin e ekipit 'les bleus' në Botërorin rus. /Newsport.al/

[gallery columns="1" size="full" ids="218524,218523,218522"]

 

 

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga