Juventusi prej 1 jave ndodhet në një situatë alarmante. Që pas dorëheqjes së bordit drejtues dhe Agnellit është krijuar një kaos.
Nuk mjaftoi vetëm largimi i bordit drejtues për shkak të pagave të futbollistëve, por duket se Cristiano Ronaldo ka menduar t’iu japë “shkelmin” e fundit “Zonjës së Vjetër”, me portugezin që kërkon të marrë 19,9 milionë eruo që i takojnë nga kontrata kur përfaqësonte ngjyrat bardhezi.
CR7 pretendon për paga të pa marra gjatë kohës së COVID-19, ku sipas “La Gazzetta dello Sport”, i ka kërkuar një avokati të besuar të përgatisë dokumentet e nevojshme për procedim penal kundër klubit bardhezi në lidhje me “manovrën e pagave”, pra procesin e ndërmarrë nga klubi i Juventusit mes viteve 2020 dhe 2021.