Në orën 21:00 në Allianz Stadium, Juventus pret Benfican për ndeshjen e javës së dytë të Champions League. Ndeshjen e parë, torinezët e humbën ndaj një prej pretendentëve për fitimin e trofeut, Paris Saint-Germain, me rezultatin 1-2. Juventus duhet të harrojë polemikat e VAR dhe të fokusohet 100% në ndeshjen e sotme përballë një rivali direkt për kalimin e grupeve.
Trajneri Allegri merr një lajm të mirë nga infermieria teksa Di Maria është rikuperuar plotësisht dhe është i gatshëm për sfidën përballë ish-ekipit të tij. Pavarsisht rikthimit të Di Maria, infermieria e klubit vazhdot të jetë “e mbushur”. Plot 7 futbollistë mungojnë për sfidën e sotme, Szczesny, Sandro, Pogba, Chiesa, Jorge, Rabiot dhe Locatelli.