Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Juventus "i gjymtuar" mes shumë mungesash, s'ka përballje Messi - Ronaldo në Champions

Shkruar nga NEWSPORT
Juventus "i gjymtuar" mes shumë mungesash, s'ka

Juventus do të presë nesër në orën 21:00 Barcelonën, në ndeshjen e dytë për grupet në Champions League. Te bardhezinjtë ka një mal me mungesa, teksa edhe Bonucci i shtohet listës së të dëmtuarve. Mbrojtësi së fundmi ka kryer stërvitje të diferencuar dhe me gjasë nuk do të rrezikohet në ndeshjen e nesërme.

Kapiteni Giorgio Chiellini gjithashtu është një mungesë e sigurt, me mbrojtësin që nuk po stërvitet me grupin. Sipas të gjitha gjasave edhe Ronaldo do jetë sërish jashtë prej infektimit me Covid-19, me portugezin që vijon karantinën. Testet e fundit e kanë nxjerrë sërish pozitiv me coronavirus dhe me gjasë nuk do të shohim një përballje Messi - Ronaldo në Champions.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga