
Juventus duket se është një hap larg transferimit të Kalvin Phillips madje që në merkaton e janarit kërkon ta sjellë në Torino. Giuntoli dhe drejtori sportiv Manna takuan agjentin e mesfushorit gjatë udhëtimit të tyre në Londër.
Takimi shkoi mirë, duke qenë se anglezi ka dhënë “OK” e tij për kalimin në Itali. Juventusi dhe Manchester City gjithashtu kanë arritur marrëveshjen për huazimin e lojtarit në merkaton e janarit.
Pengesa e vetme është ajo e pagës, duke qenë se Phillips fiton rreth 5 milionë euro neto në vit. Një shifër që nuk është e tepërt.
Poll