Mourinho driblon, Pogba do qëndrojë në tribunë, por mendon parukieri se ku do të shënohet goli. Nga Majemi vjen një fakt i konfirmuar direkt për "Gazzetta dello Sport" këto ditë. "Pogba ka zgjedhur Manchester United, marrëveshja shkon 125 milionë euro dhe probabilisht është e arritur. Por, të shohim sipas rregullave".
[caption id="attachment_18845" align="aligncenter" width="620"] Pogba te parukieri dhe postimi në instagram[/caption]
Nuk humbasin kohë dhe nisin batutat: "Djem po e lexoj. Jam me pushime dhe po relaksohem pak. Të bëjmë pak pushime para se të përfundojë paqja", është postimi i mesfushorit francez në llogarinë e tij në "Twitter". Postimi është i shoqëruar me një video ku shihet Pogba duke luajtur basketboll së bashku me mikun e tij Lukaku në Majami, ku janë me pushime pas Europianit.
Ndërsa Manchester United ndodhet në Shanghai për një turne veror, Jose Mourinho thotë: "Nuk do të bëjmë asnjë shaka". Por, për këtë ka menduar berberi i francezit në SHBA, i cili bën diplomaci me taktikë: "Ka ndryshuar ngjyrën e flokëve për skuadrën e tij të re: "është #ManchesterUnited", ka shkruar parukieri i tij kur ka postuar një foto të Pogba me flokë biond në platin.