Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Jupi komenton sulmin ndaj trajnerit të Tiranës: Të tilla ngjarje ndodhin çdo javë, kam qenë i pranishëm kur shanin trajnerin e U-15

Shkruar nga NEWSPORT
Jupi komenton sulmin ndaj trajnerit të Tiranës: Të tilla ngjarje

I ftuar në emisionin Procesi Sportiv analisti i njohur, Redi Jupi. Ai ka komentuar ngjarjen që ndodhi pak ditë më parë, kur një prej prindërve të ekipit të U-17 së ekipit të Tiranës sulmoi trajnerit e ekipit, Migen Memelli.

Jupi ka zbuluar se situata thuajse të njejta ndodhin çdo javë dhe se ka qenë i pranishëm vetë në një tjetër moment, kur trajneri i U-15 së Tiranës është share dhe fyer nga njëri prej prindërve të lojtarëve të ekipit të U-15.

"Nuk kam patur mundësinë të flas për ngjarjen e Vllaznisë. Këto janë dy rastet që janë bërë publike. Të tilla raste ka thuajse çdo javë. Trajnerin e U-15 e kanë sharë dhe ndodhi në sytë e të gjithë. Aty ishte dhe drejtori i Akademisë. Të tilla situata ndodhin gjithmonë. Ngjarjet që ndodhin në vendin tonë nuk ndodhin në asnjë vend tjetër. Kjo situatë nuk duhet të ndodhte aq më pak te Tirana. Kur kjo situatë ndodhe te Tirana imagjino se çfarë ndodh në ekipet e tjera. Të gjithë prindërit i sjellin fëmijët për tu bërë futbollistë. Nuk e di a ka lindur nga trajnerët kjo gjë se të gjithë fëmijët që do bëhen futbollistë. Nga një akademi me 200 fëmijë, 3-4 mund të bëhen futbollistë, kjo gjë duhet kuptuar njëherë e mirë", është shprehur Redi Jupi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga