
Mesfushori i Kastriotit, Julian Shehu, i ftuar në emisionin "Rubrika Sportive" në "RTSH Sport" është shprehur se ndeshjen me Kukësin e kishin përgatitur shumë mirë dhe se në çdo takim ata japin maksimumin për të marrë pikët.
"Besoj se e kishim përgatitru shumë mirë këtë ndeshje dhe ne hyjmë për të marrë maksimiumin. Pësuam gola, por reaguam në pjesën e dytë dhe në fud të takimit gjetëm edhe golin e 3 pikëve. Japim maksimumin tonë në fushë për të arritur fitoren, ne jemi agresiv edhe në fushat jashtë. Çdo ndeshje ne kemi treguar se dimë të luajmë futboll. Me Flamurtarin kemi luajtur mirë, me Laçin po ashtu, pastaj në fushën tonë jemi shumë të fortë dhe marrin 3 pikë, ne japim maksimumin. Në fazën e 3 ishte edhe ndryshimi i trajnerit. Mënyra si mori më të mirën nga ne ndryshoi gjithçka", është shprehur Shehu.