
Në orën 13:30 në stadiumin “Arena Egnatia”, Erzeni do të presë Tiranën. Në një ndeshje ku Tirana do të kërkojë 3 pikët për tu afruar me kreun, ndërsa shijakasit duan fitoren për tu larguar nga ‘zona e ftohtë’.
Trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi i ka idetë pak më të qarta përsa i përket formacionit titullar, teksa nuk pritet të bëjë shumë ndryshime nga ndeshja e fundit. Në krahun tjetër Julian Ahmatajt do t’i duhet të vendosë për disa reparte. Si në mbrojtje, mesfushë apo sulm ka lojtarë që janë në balotazh për fanellën e titullarit.
Më poshtë do të njiheni me formacionet e mundshme të ndeshjes Erzeni – Tirana.
ERZENI: Hasanbelli, Osmanllari, Sadiki, Kacbufi, Peposhi, Migone., Alba, Kahrimanovic, Zeka, Meçja, Mihana. Trajner: Alfred Deliallisi.
TIRANA: Abdullahu, Doka, Najdovski, Hoxhallari/Mici, Përgjoni, Jonuzi/Lushkja, Deliu, Hila, Hasani, Kaina, Abazaj/Haxhiu. Trajner: Julian Ahmataj.