Sulmuesi nga Burundi, Selemani Ndikumana, është një nga lojtarët më të kërkuar te bardheblutë gjatë merkatos së verës. Jo vetëm këtë vit, por edhe në janar ai ka qenë i kërkuar nga bardheblutë, por që akordi nuk u gjet.
Një vit më parë Ndikumana u largua nga bardheblutë, por sot kthehet me një premtim për tifozët e skuadrës 24-herë kampione të vendit. Në një bisedë me "Panorama Sport" për datën e kthimit në Shqipëri, lojtari është shprehur shkurtë: "Shumë shpejt".
Çka do të thotë se ky është një sinjal pozitiv për bardheblutë në këtë merkato vere, të cilët dëshirojnë një përforcim me peshë në sulm pas largimit të Elis Bakajt që e ka bërë këtë pozicion gjatë sezonit të fundit.
Poll