[caption id="attachment_204084" align="alignleft" width="362"]
Abilio kur luante me Partizanin[/caption]
U afrua te Partizani në vitin 2000 dhe pikërisht atë sezon arriti të shkëlqente me të kuqtë. Abílio Neves dos Reis që shkurt e njihnin Abilio është një nga emrat më të njohur në kampionatin shqiptar.
Ai nuk do të harrohet për atë që dha me fanelën e kuqe, teksa për katër sezone arriti të shënonte 32 gola duke u aktivizuar në 60 takime. Në vitin 2004 u transferua te Vllaznia, skuadër me të cilën shënoi 20 gola në 35 ndeshje të luajtura.
Newsport.al ka bërë një hulumtim të detajuar për ish-lojtarin që në vitin 2008-të do të vinte te Elbasani, por një lajm i papritur "pushtoi" shtypin e shkruar asokohe. Abilio ishte arrestuar në aeroport teksa bëhej gati të vinte në Shqipëri, pasi akuzohej për vrasje.
Që atëherë emri i tij nuk u përfol më në kampionatin tonë dhe asnjë nuk e dinte se ç'bëhej me të. Kushdo që ka arritur ta shohë në fushën e blertë, ia mban mend mjaft mirë cilësitë që zotëronte.
Abilio është larguar nga fusha e blertë, por jo nga futbolli. Tashmë ai ndodhet në Brazil dhe trajnon një grup fëmijësh. Fizikisht ka ndryshuar shumë, megjithatë sportdashësit shqiptarë mund të arrijnë ta dallojnë ish-flokëgjatin që tashmë ka zgjedhur një look të ri. Abilio ishte në Shqipëri në kohën kur Indrit Fortuzi i Tiranës ishte shndërruar në makthin e çdo mbrojtësi në Superiores.
Sulmuesi brazilian mundohej ta rivalizonte, megjithatë të konkuroje "Zogun" në vitet e arta të bardhebluve ishte mjaft e vështirë. Në vijim newsport.al do t'iu sjellë një intervistë ekskluzive me ish-sulmuesin e Partizanit dhe të Vllaznisë, Abilion. /Retin TOKA/
[gallery size="full" columns="1" ids="204083"]
