Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Ju hoqën 10 pikë, reagon Juventus: Na kanë penalizuar, do të apelojmë

Shkruar nga NEWSPORT
Ju hoqën 10 pikë, reagon Juventus: Na kanë penalizuar, do të

Gjykata e Apelit FIGC vendosi të dënojë Juventusin me 10-të pikë duke e nxjerrë jashtë zonës Champions. Me heqjen e pikëve bardhezinjtë ndodhen në vendin e 7-të në kuotën e 59 pikëve duke qenë kështu jashtë çdo kompeticioni europian. Pas këtij vendimi ka regauar vetë klubi nëpërmjet një postimi në Twitter. Ata shkruajnë se na kanë penalizuar dhe se këtë vendim do ta apelojnë ne Kolegjin e Garancive CONI.

“Klubi i Futbollit Juventus mban shënim atë që u vendos pak më parë nga Gjykata e Apelit FIGC dhe rezervon të drejtën të lexojë arsyet për vlerësimin e një apeli të mundshëm në Kolegjin e Garancive në CONI. Ajo që u vërtetua nga shkalla e pestë e gjykimit për këtë çështje, e cila filloi më shumë se një vit më parë, ngjall hidhërim të madh në klub dhe në miliona tifozë të tij, të cilët, në mungesë të rregullave të qarta, e gjejnë veten jashtëzakonisht të penalizuar me aplikimin e sanksioneve që duket se nuk marrin parasysh parimin e proporcionalitetit. Duke mos anashkaluar nevojën e shpejtësisë, së cilës Juventusi nuk i është shmangur asnjëherë gjatë procesit, theksohet se këto janë fakte që ende duhet të gjykohen nga gjyqtari natyral”, ka shkruar Juventus.

https://twitter.com/juventusfc/status/1660717708797702145?s=20

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga