
Vllaznia barazoi 0-0 me Egnatian në Rrogozhinë , duke humbur kështu ndja ekipeve të kreut. Për “oversport” Mirel Josa deklaroi se pavarësisht gjithçkaje është i kënaqur me barazimin.
"Barazimi? Ndeshjet kur janë të tilla, duhet të dimë që kishim përballë një skuadër që kishte pretendimet e saj. Rezikshmëria ishte e madhe, ne duhet të kishim parasysh kur fitonim topinnë mesfushë dhe duhet të mbështesim më shpejte Balajn dhe Latifin e Malan. Megjithatë ky është problemi ynë se nuk e bëmë siç duhet. Në minutat e fundit duhet të ishim më kërkues. Egnatia ksihte mundësi shënimi dhe fatmirësisht nuk u shënua gol. Më vjen keq që nuk fituam.
Mungesa e efikasitetit në sulm? Normalisht të mos humbësh ndeshjen me një skuadër si Egnatia është mnirë. Nuk erdhëm këtu për të barazuar, por nuk ia dolëm të fitonim. Në momentet kur dilnim në sulm nuk kishim efikasitetin e duhur. Alivoda, Jonuzi dhe Marku duhet të shpërndanin me shpejt topat, pasi u bëmë shumë të lexueshëm. Mundësitë sot të tonat këto ishim. Ne jemi mësuar të luajmë me mungesa, por jam i kënaqur me lojtarët që kam në dispozicion. Në çfarë kushtet ndeshja dhe si mund t;o marrësh maksimumin kundërshtarit. Nëse do bënim maksimumin me shpejtësinë në sulm do të merrnim më të mirën.
Skuadra pati frikë? Kjo qëndron pasi ishte një ndeshje jo shumë e sigurtë për tu fituar. Duhet marrë parasysh cilën skuadër kishe kundër.Egnatia një ksuadër që të ndëshkon në çdo moment. Jam i kënaqur me barazimin."