Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Lojtarët shqiptar mund të luajnë në Superligën greke", Jorgo MEKSI: Skënderbeu po kalon momente të vështira, ëndërroj Kombëtaren

Shkruar nga NEWSPORT
"Lojtarët shqiptar mund të luajnë në Superligën

Mbrojtësi i Skënderbeut, Jorgo Meksi ka folur për forumet e tifozëve të Skënderbeut, duke u ndalur edhe te e shkuara e tij në kampionatin grek. 24 vjeçari që tanimë është pjesë e formacionit të koeçarëve, ka treguar se futbolli grek nuk është më lart se ai i vendit tonë dhe disa lojtarë nga Superliga shqiptare mund të luuajnë aty.

I rritur në akademinë e Panathinaikos, Meksi tregon se te Skënderbeu punohet mirë dhe klubi korçar është model. Mbrojtësi tregon se dënimi i UEFA-s e ka vështirësuar situatën te korçarët, ndërsa Kupa është synimi i tyre. Në fund, 24 vjeçari që më herët ka qenë pjesë e Kombëtares U19 të Shqipërisë, tregon se ëndërron që një ditë të veshë fanellën kuqezi. Gjatë këtij sezoni, mbrojtësi ka zhvilluar 21 paraqitje nën urdhrat e Ilir Dajës.

"Qëndrova 5 vite te Panionios dhe atje u rrita si futbollist. Mësova shumë nga lojtarët e mëdhenj të ekipit dhe arrita të luaj një ndeshje zyrtare me ekipin e parë, për Kupën e Greqisë. Kushtet te Skënderbeu janë të shkëqyera. Infrastrukura dhe ambientët stërvitore janë në nivel shumë të mirë, madje më të mira edhe nga shumë ekipe të Superligës Greke.

Te Skënderbeu po kaloj shumë bukur. Nga presidenti deri të njeriu i fundit që është pranë ekipit kemi mbështetje dhe respekt maksimal. Brenda në ekip kemi krijuar një familje të vërtet. Nga më i madhi deri te më i vogli jemi të bashkuar dhe duam të gjithë më të mirën për njëri-tjetrin dhe për Skënderbeun. Në stërvitje japim 100% për të qenë gati për ndeshjet. Stërvitja është shumë interesante dhe nuk është aspak e mërzitshme pasi bëjmë çdo herë programe të reja për të goditur kundërshtarët në pikët e dobëta.

Tifozët pavarësisht se klubi po kalon momente të vështira pas dënimit nga UEFA, janë gjithmonë pranë nesh në çdo fushë dhe na japin forcë për të vazhduar. Vijnë akoma edhe në stërvitje dhe na motivojnë.

Kupa? Sigurisht që besoj se Skënderbeu mund të fitoj Kupën. Kemi akoma shumë takime të vështira por kemi treguar se kur jemi seriozë nuk na trëmb askush, i vetmi kundërshtar që tremb Skënderbeun është vetja e tij e keqe. Ajo që duhet të bëjmë është të marim ndeshjet me radhë, një nga një dhe besoj se në fund do jemi atje ku meritojmë. Pozicioni që jemi tani nuk pasqyron forcën e ekipit.

Niveli i kampionatit? Nuk mund të them se futbolli Shqiptar është shumë nivele më poshtë se ay grek. Shumë lojtarë te Kategorisë Superiore mund të luajnë në Superligën greke.

Kombëtarja? Është shumë e rëndësishme për çdo futbollist që të perfasoj kombin e tij. Endërroj të luaj për kombëtaren A. Më parë jam aktivizuar me U19. Çdo ditë jap maksimumin pasi duhet të jemi gati për çdo sfidë", u shpreh Jorgo Meksi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga