
Antonio Contë është në kërkim të zëvendësuesit të John Terry-t. Mbrojtësi anglez pritet të largohet nga "Blutë e Londrës" në përfundim të këtij sezoni futbollistik. Sipas "Daily Mail", Conte ka projektuar dy futbollistë që mund të zëvendësojnë anglezin. Bëhet fjalë për Ben Gibson që luan me Middlesbrough dhe për Michael Keane që luan për Burnley. Italiani kërkon që të arrijë një akord paraprak me secilin prej tyre në mënyrë që t'i ketë të gatshëm për sezonin e ri.
Poll