
Joao Palhinha ishte një nga blerjet më të goditura deri më tani në këtë merkato. Mesfushori portugez vendosi që të mbyllte aventurën e tij në Angli me Fulham, për të nisur një të re te gjiganti i Bayern Munich.
Pasi hodhi firmën mbi kontratë, blerja 51 milionë euroshe e bavarezëve u shpreh mjaft i lumtur për këtë aventurë të re. Ndër të tjera, 28 vjeçari thotë se dëshrion të shijojë suksese dhe të fitojë trofe me Bayernin.
“Kjo është një nga ditët më të lumtura të jetës sime. Jam pjesë e një prej klubeve më të mira në Europë. Është një ëndërr e realizuar për mua dhe jam shumë krenar për këtë. Mezi pres atmosferën dhe tifozët në “Allianz Arena”. Dua të shijoj suksese dhe të fitoj tituj me Bayernin. Do të jap gjithçka”, ishin fjalët e mesfushorit, Joao Palhinha.