
Presidenti i Barçës tha në Radio Barcelona se holandezi, francezi dhe skuadra e të rinjve janë të patransferueshëm.
Joan Laporta foli këtë të enjte për situatën e merkatos së janarit dhe bëri të qartë se Barça nuk do të ketë nënshkrime të reja. Për “Radio Barcelona”, ku shtoi se tre lojtarë si De Jong , Dembele dhe Ansu Fati nuk janë në shitje.
I pyetur për Dembele , kontrata e të cilit përfundon në vitin 2024, kreu i klubit theksoi: “Nuk shitet për 70 apo 80 milionë, do të flasim për rinovimin e tij”.
Për De Jong komentoi se: "Edhe nëse drejtuesit e sportit i bëjnë lëvizjet e veta, ka një vendim klubi dhe fakti është se nuk është në shitje”. Ai gjithashtu siguroi se:“ As Ansu Fati nuk është në shitje”.