Skerdi Bejzade është trajneri i besuar nga Erzeni për të mbyllur këtë sezon. 2 ndeshjet e tij në krye e kanë parë të marrë vetëm 1 barazim ndaj Tiranës, ndërsa me Skënderbeun u regjistrua humbje 0 me 3.
Klubi shijakas ka menduar të plotësojë stafin. Një tjetër ish i Partizanit është afruar, teksa bëhet fjalë për Ardit Beqirin. Bashkë me të ka mbërritur dhe Ergys Luga.
Erzeni luan ndeshjen e radhës përballë Vllaznisë, nesër në “Demrozi Stadium”. Takimi është i pari i vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë dhe nis në 13:30.
Poll