
Ardon Jashari është një prej talentet e të ardhmes së Zvicrës. Lojtari me origjinë shqiptarë aktualisht është pjesë e Luzernit në kampionatin zvicerian.
Madje 21-vjeçari i dalë po nga akademia e Luzernit mban shiritin e kapitenit, teksa m eparaqitjet e tij ka zgjuar interesin e disa skuadrave në kampionatet kryesorë. Jasharin e duan në La Liga, Serie A, Premier League, por jo vetëm.
Sipas “Sport Bild” tahmë për të interesim ka edhe nga Bundesliga. Bëhet fjalë për Freiburg, me drejtuesit e skuadrës gjermane që shikojnë te Jashari lojtarin e duhur për skuadrën e tyre. Përveç Freiburgun, për Jasharin ka interesime edhe nga Villareal, Bologna dhe West Ham.
Kujtojmë se 21-vjeçari ia ak dalë të shënojë 4 gola dhe të dhurojë 2 asiste në të gjtiha ndeshjet ku ka luajtur me Luzernin, ndërsa ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2026.