
Kylian Mbappe me shumë gjasa do të kalojë te Real Madrid gjatë merkatos së verës dhe që tani PSG-ja ka nisur punën për të gjetur një zëvendësues për francezin. Sipas mediave italiane ditët e fundit raportohet se Rafael Leao kryeson listën, por tashmë një tjetër lider i Serie A ka përfudnuar në radarin e kampionëve francezë.
Bëhet fjalë për Victor Osimhen, i cili duket larg Napolit në fund të këtij sezonit. Nigeriani në fakt lider ngushtë me një kalim te Chelsea, por tashmë mediat italiane bëjnë të ditur se është një mundësi reale kalimi në Paris.
Kujtojmë se për Osimhen, Napoli kërkon 130 milionë euro dhe mbetet të shihet nëse PSG-ja do të shpenzojë një shifër të tillë për shërbimet e sulmuesit.
Poll