Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Jo vetëm kundërshtari i Tiranës, një tjetër ekip turk “peshkon” tek Milani

Shkruar nga NEWSPORT
Jo vetëm kundërshtari i Tiranës, një tjetër ekip turk

Fenerbahce po ushtron presion të madh tek Milani që të nënshkruajë në këtë merkato verore me mesfushorin Rade Krunic.

Lojtari ka rënë dakord për kushtet personale me ekipin turk, teksa pritet vetëm akordi midis dy klubeve. Fenerbahce i ka paraqitur Milani edhe një ofertë zyrtare për mesfushorin boshnjak.

29-vjeçari pëlqehet shumë nga Stefano Pioli, por përsëri nuk pritet të ketë hapësira apo vend titullari me afrimet e fundit që kuqezinjtë kanë bërë në mesfushë.

Kujtojmë që vetëm para pak ditësh ishte një tjetër futbollist që u transferua nga Milani në Turqi. Rebic u bashkua me Besiktas, ekip me të cilin do të ndeshet Tirana.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga