Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Jo vetëm Conte dhe Luis Enrique, Milani piketon ish-trajnerin e Bayernit për të zëvëndësuar Piolin

Shkruar nga NEWSPORT

Rezultatet e këtij sezoni do të jenë vendimtare edhe për të ardhmen e Stefano Piolit në stolin e Milanit. Përpjekja për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe kualifikimi në edicionin e ardhshëm janë kushte themelore për pronarët RedBird, të cilët, në çdo rast, mund të vendosë të fokusohet fuqishëm në një profil ndërkombëtar, me emër dhe përvojë, raporton Tuttosport.

Menjëherë mendohet për Antonio Conte, por ish-trajneri i Tottenham nuk është emri i vetëm i përmendur. Mes ideve, ka edhe ato që të çojnë te Julian Nagelsmann, i sapo liruar nga Bayern Munich, si dhe atë të Luis Enriques pas lamtumires së tij me kombëtaren spanjolle.

Dy të fundit premtojnë një futboll modern dhe ofensiv, pikërisht siç po luan Milani në vitet e fundit. Milani pritet t’i futet një revolucioni në skuadër me shumë lojtarë që janë në largim dhe ky revolucion mund të fillojë pikërisht me një trajner të ri që do të ndërtojë skuadrën sipas ideve të tij me ndihmën e Maldinit dhe Massaras.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga