Shqipëria dhe Kosova duket se do të vazhdojnë me tej bashkëpunimin në sporte të ndryshme. Pas firmës së djeshme për krijimin e Ligës Unike në basketboll mes dy vendeve, një tjetër sport ka nisur të marrë të njëjtim drejtim. Janë federatat e volejebollit shqiptar dhe atij Kosovar që janë takuar ditën e djeshme për krijimin e një Superkupe Mbarëshqiptare që do të përshinte skuadra nga të dyja vendet.
Me anë të një postimi në faqen zyrtare, Federata e volejtbollit në Shqipëri ka bërë me dije se në Durrësh është zhvilluar një takim informal mes dy federatave dhe kanë finalizuar hollësitë e marrëveshjes së arritur në shkurt të këtij viti, për organizimin e Superkupës Mbarëkombëtare të Volejbollit.
Postimi I Federatës së volejbollit shqiptar:
SUPERKUPA MBARËKOMBËTARE E VOLEJBOLLIT
Pas një takimi informal, të mbajtur të martën në mbrëmje në Durrës, drejtuesit e Federatës Shqiptare të Volejbollit dhe ata të Federatës së Volejbollit të Kosovës, kanë finalizuar hollësitë e marrëveshjes së arritur në shkurt të këtij viti, për organizimin e Superkupës Mbarëkombëtare të Volejbollit. Kjo Superkupë do të organizohet si midis kampiones së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës si për femra, ashtu edhe meshkuj, por edhe midis fitueses së Kupës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, për të dyja gjinitë. Kjo Superkupë Mbarëkombëtare do të zhvillohet në hapësirat midis fazave të kampionateve përkatëse, ndërsa datat e sakta do të zyrtarizohen në javët në vijim...
