
Italia pret Anglinë më 23 mars për të zhvilluar mes tyre edhe përballjen e parë në kuadër të eliminatoreve të Euro 2024. Një sfidë mjaft e rëndësishme për të syja kombëtaret që kërkojnë ta nisin këtë fushatë eliminatoresh me “këmbën e mbarë”.
Por dy dit para këtij dueli nuk është vetëm Anglia ajo që ka probleme për shkak dëmtimet. Edhe Italia në këtë përballje gjithashtu do të vuajë mungesën e Federico Dimarcos, me këtë të fundit që ka një problem në muskujt e barkut.
Ndërkohë në dyshim gjithashtu është edhe Federico Chiesa, i cili edhe pse hyri si zëvendësues në sfidën mes Inter-Juventus kërkoi përsëri të largohej pasi shfaqi probleme.
Probleme këtë që shqetësojnë Roberto Mancinin, i cili duhet të gjejë zgjidhjen më të mirë për të ndërtuar edhe formacionin përballë “Tre Luanëve”.