Brazili që pas dështimit në Kupën e Botës është në kërkim të një timonieri të ri. Shumë emra janë përfolur për t’u ulur në stolin e brazilianëve, teksa këto të fundit edhe janë refuzuar.
Luis Enrique është një tjetër emër i lakuar për të marrë në dorë frenat e “Seleçaos”, por siç duket pas Carlo Ancelottit edhe ish-timonieri i Spanjës i ka “refuzuar”.
“Do të më pëlqente shumë të trajnoja në Angli, në Premier League. Tashmë shoh më shumë kampionatin anglez se atë spanjoll, por nuk dua të krijoj iluzione, nuk e shoh vetën në Premier në qershor. Dua të drejtoj një skuadër që të luftojë për objektiva të caktuara dhe kjo i zvogëlon shumë mundësitë e zgjedhjes.
Oferta? Kam marrë një ofertë nga një kombëtare, por jo nga klube. Brazili? Ka shumë kombëtare që po kërkojnë trajner. Nuk besoj se jam profili i përshtatshëm për një kombëtare si ajo braziliane. Asnjë nga Brazili nuk më ka kontaktuar”, ka deklaruar Enrique në deklaratën për “Ser Gijón”.
[caption id="attachment_671390" align="alignnone" width="300"] Luis Enrique kur drejtonte Spanjen[/caption]