Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Zyrtare/ Jep dorëheqjen Drejtori i Korabit. Ja kush do të jetë pasardhësi në Superiore

Shkruar nga NEWSPORT

Ndryshimet në organikën drejtuese të ekipit debutues për sezonin e ardhshëm në Superiore kanë nisur. Bashkia e qytetit ka kërkuar donatorë, apo dhe biznesmenë që duan të blejnë aksionet, ndërsa këto do të pasojnë me emra dhe fytyra të reja në klubin dibran. Sokol Muho, i cili më parë ka mbajtur postin e Drejtorit të klubit Korabi tashmë është dorëhequr. Sipas një njoftimi në faqen zyrtare të “facebook”, klubi Korabi e falenderon për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në vazhdim.

[caption id="attachment_8292" align="alignleft" width="300"]femi meziu Femi Meziu, ish-president i Korabit[/caption]

Por, kush do të jetë zëvendësuesi i tij për sezonin e ardhshëm në Superiore? Normalisht që do të jetë një figurë e njohur e këtij klubi. Bëhet fjalë për Femi Mëziun, ish-presidenti i skuadrës kur militonte në Kategorinë e Dytë. Ai ka merita për ngjitjen e ekipit në të Parën, ndërsa do të jetë sërish pranë ekipit me postin e Drejtorit. Kjo lëvizje pritet të zyrtarizohet në orët në vijim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga