Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Jemi entuziast”, ZANETTI: Gjithçka mund të ndodhë në një finale, luajmë kundër një trajneri të madh

Shkruar nga NEWSPORT
“Jemi entuziast”, ZANETTI: Gjithçka mund të ndodhë

Interi siguroi finalen e Champions League, teksa mposhti në gjysmëfinale Milan. Në finalen e Stambolit do të ketë përballë Manchester Cityn. Një ndeshje që premton të jetë një spektakël i vëretët, pasi të dyja ekipet këtë sezon në Champions kanë qenë thejshtë të mahnitshme.

Në një intervistë për “Radio La Red” ka folur zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti. Ky i fundit ka theksuar se zikaltërtit i kanë të gjithë mundësitë për të ngritur lart trofeun.

 “Ne kemi të gjitha mjetet për të shqetësuar një ekip të pamposhtur. Për mua City është shumë më i kompletuar, sepse ka alternativa në të gjitha linjat dhe ka lojtarë të nivelit të lartë, kudo në fushë mund të të heqë ekuilibrin.

Gjithçka mund të ndodhë në një finale, sepse gjërat ndryshojnë nga një moment në tjetrin. Nëse kthehem në vitin 2010, në gjysmëfinale kundër Barcelonës ishte pothuajse një finale, sepse duhej fituar. Ne arritëm të kapërcejmë një pengesë që dukej e pamundur, nëse i besoni asaj që bëni, gjithçka është e mundur.

Të përballesh me një ekip anglez nuk është si çdo ndeshje tjetër, Premier League është në një moment të mrekullueshëm dhe do të jetë një finale e rëndësishme, kundër një trajneri të madh.

Jam entuziast për këtë finale, është një mundësi e madhe dhe ne mund të fitojmë kupën e katërt të Champions League”, është shprehur Zanetti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga