
Vora dhe Korabi u mbyll me fitoren e dibranëve me rezultatin 1-3. Në përfundim të ndeshjes, trajneri i fituesve, Shpend Kumbarçe dha prononcimin e tij për MCN TV.
“Fitorja na gëzon pasi ruajmë distancat me ekipet pas. Jemi në rrugën e duhur për të qenë në Play-Off. Kishim mungesa dëmtimesh, por ekipi reagoi mirë. Jemi drejt realizimit të objektivit. Lojtarët e rinj na dhanë një shkëndijë premtuese si Shehu e Reçi.
Bylis dhe Elbasani të rradhës? Me të dy ekipet kemi dalë me fitore në shtëpi dhe humbje jashtë. Fusha jonë është suksesi i skaudrës sone. Do të jetë malore për ata pasi ne nuk kemi ç’të humbasim”, tha Kumbarçe.
Poll