
Interi e mbyll këtë vit si kampion dimri, teksa udhëheq Serie A me 45 pikë, 2 më shumë se Juventusi. Drejtuesit tashmë do të përqendrojnë vëmendjen te merkatoja për të përforcuar skuadrën me ata lojtarë që do të kërkojë Simone Inzaghi për formacionin e tij.
Por jo vetëm kaq, pasi kjo javë mund të cilësohet si java e Lautaro Martinez. Argjentinasi do të firmos rinovimin e kontratës me zikaltërit, teksa do të hedhë të zezën mbi të bardhë javën e parë të 2024.
Sulmuesi do të firmosë një kontratë deri në vitin 2028 ng ku do të përfitojë një pagë prej 8 milionë eurosh. Kujtojmë se momentalisht kampioni i botës është i dëmtuar dhe po vazhdon rikuperimin për t’u rikthyer sa më shpejt në fushën e lojës, teksa skuadra do t’u rikthyehet stërvitjeve më 2 janar.