Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Jasir Asani drejt La Ligas, por ish-i i Real Madrid mund t’i prishë punë shqiptarit

Shkruar nga NEWSPORT
Jasir Asani drejt La Ligas, por ish-i i Real Madrid mund t’i prishë

Jasir Asani është një nga emrat më të nxehtë në merkaton e legjionarëve të Kombëtares. Sulmuesi i Shqipërisë shkëlqeu me kuqezinjtë duke shënuar 3 gola spektakolarë që ndihmuan në kualifikimin në Euro 2024.

Paraqitjet e tij kanë bërë që klube europiane të vihen nën gjurmën e sallaksit dhe Las Palmas në La Liga është një prej tyre. Spanjollët kërkojnë me çdo kusht një sulmues dhe janë të gatshëm të paguajnë kërkesën prej 1 milionë euro nga Gwangju për 28-vjeçarin nga Shkupi.

Mirëpo, në orbitën e Las Palmas është futur edhe Jese Rodriguez. Ish-lojtari i Real Madrid ka dalë si lojtar i lirë në merkato dhe mund të rikthehet për herë të tretë në klub. Mbetet të shihet cili do të jetë vendimi i Las Palmas, por nuk përjashtohet mundësia që të dy të transferohen në merkaton e janarit apo edhe atë të verës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga