
Është folur gjatë për një largim të mundshëm të mbrojtësit të Skënderbeut, Bajram Jashanica tek një klub i huaj. Ofertat për klubin korçar për shërbimet e mbrojtësit kanë ardhur nga shumë ekipe të huaja, kryesisht nga Rusia, por ende nuk ka diçka zyrtare, pasi si duket ende nuk janë plotësuar kushtet e përcaktuara nga korçarët për të lënë të lirë lojtarin.
Jashanica në çdo dalje që ka bërë, ka konfirmuar dëshirën për tu larguar jashtë vendit, gjithmonë me marrveshjen e klubit. Vendimi përfundimtar për të ardhmen e mbrojtësit do të merret nga klubi korçar, i cili do të përgjedhë ofertën më të mirë që do t'i ofrohet për të përfituar nga rasti të mbushë arkat e klubit.
Nuk dihet ende se sa është shuma që është ofruar për shërbimet e mbrojtësit, po mungesa e një marrëveshjeje deri tani, lë të kuptohet se kushtet e përcaktuara nga korçarët ende nuk janë plotësuar.