Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Jashanica largohet nga Skënderbeu? Lojtari i Kombëtares i jep një "dorë" mbrojtësit

Shkruar nga NEWSPORT
Jashanica largohet nga Skënderbeu? Lojtari i Kombëtares i jep një

Skëndebeu ka mundur që në merkaton e janarit të afrojë një mbrojtës të cilin e kishin kërkuar përgjatë gjithë kësaj kohe. Me korçarët është bashkuar Kaba Sambou, i cili është dhe pjesë e Kombëtares së Gambias.

Afrimi i një futbollisti në pozicionin që luan dhe Jashanica, rrit shanset për një largim të mundshëm të kosovarit nga Skënderbeu. Për 27-vjeçarin kanë ardhur shumë oferta, por drejtuesit e klubit kanë menduar që paraprakisht të afrohet një tjetër futbollist në këtë repart dhe më pas të shihet mundësia për ta shitur Jashanicën.

Kur merkatoja zyrtarisht është mbyllur nuk dihet se cilat janë planet e korçarëve për 27-vjeçarin, por ekziston dhe mundësia që të jetë arritur ndonjë marrëveshje ditë më parë dhe pse jo të konfirmohet tani.

Gjithçka pritet të zbulohet ditët në vijim, i sigurt është fakti që Sambou i ka dhënë një "dorë" Jashanicës për tu larguar nga Skëndrbeu, tani janë drejtuesit të cilt do të thonë fjalën e fundit për të ardhmen e kosovarit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga