
Gjatë gjithë muajve të fundit u fol për një largim të mundshëm nga korçarët të Bajram Jashanicës dhe Sabjen Lilaj. Ecuria e mirë në kampionat dhe paraqitja pozitive në Europa League bënë që të mos mungonin ofertat për dy tillarët e padiskutueshëm të Skënderbeut.
Së fundmi, ka qenë trajneri Ilir Daja i cili ka shfaqur dëshirën për të mos larguar asnjë lotjar në merkaton e janarit, përkundrazi ka kërkuar të përforcohet grupi aktual i lojtarëve.
Trajneri Daja ka kërkuar përforcime në mesfushë dhe sulm dhe hedhjen poshtë të mundësisë për largimin e Jashanicës dhe Lilajt. Duke qenë se në markaton e janarit mundësitë për afrimin e futbollistëve cilësore janë të pakta, duket se planet kanë ndryshuar në kampin korçar.
Ende nuk dihet se cila do të jetë përgjigja e fundit, por me shumë mundësi presidenti Ardjan Takaj do t'i plotësojë dëshirën Ilir Dajës për të ruajtur të paprekur grupin aktual të futbollistëve.