
Dueli mes Anthony Joshua dhe Jarrell Miller pritet të dhurojë spektakël, me dy boksierët që e kanë treguar prej kohësh forcën në ring. Ndërkohë, rivaliteti ka dhënë shenjat e para që në ballafaqimin e parë të tyre, me dy boksierët që u konfliktuan fizikisht në konferencën e parë për shtyp të tyre.
Afrimi i britanikut revoltoi Miller, i cili vendosi duart në gjoksin e Joshua duke e shtyrë këtë të fundit. Gjithsesi, gjakftohtësia e Joshua ishte për tu admiruar, ndërsa u tregoi se forcën e tij do e shikojë në ring.
Joshua, do të mbrojë titujt e tij, WBA, 'Super' IBF dhe WBO, në meçin kundër Millerit, e cila do të zhvillohet në Madison Square Garden në New York, më 1 qershor.
Poll