
Juventusi këtë sezon është një prej skuadrave pretendente për titullin kampionët. Bardhezinjtë aktualisht mbajnë vendin e parë në tabelën e klasifikimit me 33 pikë pas 14 javësh. Misimmiliano Allegri pavarësisht se ka një skuadër të kompletuar, sërish kërkon përforcime në merkaton e janarit.
Timonieri i “Zonjës së Vjetër” ka menduar të “peshkojë” në Premier League. Në radarin e tij kanë rënë dyshja e Manchester United. Bëhet fjalë për Jodan Sancho dhe Donny van de Beek. Dyshja nuk është në planet e Erik Ten Hag dhe në këtë mënyrë largimi i tyre mund të arrihet.
Mediet italiane bëhet me dije se Juventusi do të tentojë transferimin e tyre që në merkaton e janarit. 23-vjeçari anglez ka kontratë të vlefshme me “djajtë” deri në vitin 2026, ndërsa holandezi është i lidhur me United deri në verën e viti 2025.