
Rastet ku futbollistët merren me muzikë nuk janë të pazakonta në botën e futbollit. Shumë lojtarë, aktual apo dhe ish, kanë nxjerrë herë pas here këngë të vetat si Depay, Neymar, Leao edhe Maradona dikur. Ka dhe nga ata që lënë futbollin për të nsiur një karrierë me kohë të plotë në muzikë. I tillë është edhe Eljero Elia.
Futbollisti i njohur hollandez i cili më parë ka luajtur edhe për Juventusin në Serie A, në një intervistë për ESPN, ka njoftuar personalisht vendimin e tij për të lënë futbollin për t’u bërë reper.
“Po largohem nga futbolli. Jam aq i zënë me muziken sa nuk kam pasur as kohë as të luaj por është koha për të bërë të ditur gjithë Holandën se nuk jam më futbollist.”-tha Elia.
Së fundmi ai ka publikuar një album Hip-Hop me titullin Molenwijk që i dedikohet lagjes ku u rrit.