
Vllaznia ka shumë punë këtë merkato. Shkodranët po përballen me një largim të madh të lojtarëve dhe reciprokërisht, duhen afruar zëvëndësuesit. Deri tani janë zyrtarizuar afrimet e Ildi Grudës dhe Eslit Salës por shumë të tjerë pritet t’i pasojnë.
Nga largimet, Latifi, Jonuzi dhe Hoxhaj e kanë mbyllur me Vllazninë megjithëse nuk ka ende një zyrtarizim nga të dyja palët. Së fundmi, është një tjetër lider dhe titullar i skuadërs në 2 sezonet e fundit që sinjalizon një largim të mundshëm.
Darko Bulatovic është në dilemë për të ardhmen e tij. Kontrata i ka skaduar dhe në një intervistë është shprehur se është i kënaqur me atë që ai ka bërë te Vllaznia.
“Jam i kënqaur me atë që kam bërë te Vllaznia në vitin e fundit, edhe pse nuk ia dolëm të fitonim trofe. Kam luajtur si qendërmbrojtës në të gjitha ndeshjet. Ka interes për vazhdimin e bashkëpunimit me Vllazninë por jam i hapur për të gjitha opsionet”, deklaroi 33-vjeçari.