Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Jam gati për botërorin”, Leva merr “skenën”: Messi “ëndërron” Katar 2022, edhe CR7 e meriton

Shkruar nga NEWSPORT
“Jam gati për botërorin”, Leva merr

Robert Lewandowski i dha fund aventurës së tij të gjatë te Bayern Munich dhe zgjodhi Barcelonën për të vazhduar pjesën tjetër të karrierës. Polaku menjëherë është ktheyr në një lojtyar kyç në formacionin e katalanasve duke bërë që pas tij të “dashurohen” gjithë tifozët në “Camp Nou”.

Së fundmi Lewandowski ka dhënë një intervistë të gjatë për “Maarca”, me sulmuesin polak që ka prekur një sërë temash.

Botërori është vetëm pak ditë larg, një ndjesi ndryshe për ta zhvilluar në mesin e sezonit? “Është diçka e re për të gjithë, Botërori në mesin e sezonit është një sfidë. Unë personalisht ndihem gati. Është e vështirë edhe për klubet sepse nuk ka pasur shumë kohë në dispozicion që lojtarët të pushojnë, por lojtarët duhet të jenë gati dhe të performojnë në maksimum”.

Katar 2022” Messi, mendoni se futbolli i ka “borxh” argjentinasit një trofe të botërorit? “Nëse shikon futbollin në 10-15 vitet e fundit ka qenë i dominuar nga Messi dhe Ronaldo. Të dy në fakt e meritojnë Kupën e Botës, janë legjenda. Por, në futboll nuk mund të parashikohet asgjë. Messi kërkon të fitojë Botërorin dhe e ëndërron atë, por në Kupën e Botës nuk i dihet asnjëherë”.

Messi, Ronaldo, De Bruyne, Neymar, Mbappe apo Lewandowski, cili do të jetë ylli i kompeticionit? “Te Polonia luaj më shumë për skuadrën, pasi nuk jemi një kombëtare që sulmojmë shumë dhe roli im në fushë është i ndryshëm nga ai i Barcelonës. Për mua do të ishte diçka e bukur të shpalesha si lojtari më i mirë i turneut sepse Polonia nuk sulmon shumë dhe nuk shënonn shumë gola, ndaj për një sulmues nuk është aspak e lehtë. Unë jam gati dhe do të bëj gjithçka për ekipin tim, nuk më interesojnë statistikat personale. Është e vështirë, por nëse skuadra të ndjek atëherë është më e lehtë të arrish diçka të rëndësishme”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga