
Jahmir Hyka dhe Armando Sadiku mund të transferohen në Seria A. Sipas “Corriere dello Sport”, Palermo ka bërë listën e disa lojtarëve që dëshiron në organikë dhe ndër ta janë edhe kuqezinjtë e Kombëtares.
Megjithatë kalimi i dy lojtarëve në Seria A, është i vështirë, pasi që të dy kanë edhe nga 6 muaj kontratë me skuadrat e tyre dhe Palermo vështirë se mund të paguajë për kartonin e tyre. Por, nuk përjashtohet edhe mundësia e huazimit për këto 6 muaj dhe më pas të nisin tratativat për shitjen e tyre.
Poll