
Izraeli është gjendur mëngjesin e kësaj të shtune një nga situata më të vështira në vite, pasi Palestina ka njoftuar lëshimin e më shumë se 7 mijë predhave dhe raketave.
Kjo ngjarje mund të ndikojë edhe në botën e futbollit. Nuk dihet ende fati i ndeshjes midis Izraelit dhe Zvicrës e cila është planifikuar të zhvillohet më 12 tetor në Tel Aviv. Federata e Futbollit të Zvicrës ka komunikuar se është në kontakt me Federatën izrealite dhe zyrtarë të UEFA, me këta të fundit që do të vendosin verdiktin final.
Kujtojmë që Izraeli do të luajë edhe me Kosovës me datë 15 tetor, por kjo ndeshje do të zhvillohet pa asnjë problem.
Poll