Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Izraeli ka lojtarë teknikë”, Gliha: Do tentojmë më të mirën, kjo ndeshje ka shkaktuar pakënaqësi te klubet

Shkruar nga NEWSPORT
“Izraeli ka lojtarë teknikë”, Gliha: Do tentojmë

Kosova do të presë mbrëmjen e sotme Izraelin në “Fadil Vokrri”, sfidë që do të startojë në orën 20:45 dhe është e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Një duel ku “Dardanët” do të tentojnë 3 pikët në shtëpi për të shpresuar deri në fund në kualifikimin në Gjermani.

Në konferencën për shtyp për të folur për këtë përballje ka dalë trajneri, Primozh Gliha. Ky i fundit theksoi se kjo ndeshje ka krijuar pakënaqësi në klubet ku luajnë futbollistët.

 “Njerëzit duan paqe. Jam shumë i mërzitur për situatën. Izraeli ka shumë lojtarë të mirë teknikë, ndonjëherë mendoja se janë brazilianë. Kanë të njëjtat atribute si lojtarët e Kosovës. Të gjithë e dinë situatën që do të luajmë në një kohë të pazakontë.

Dikush tjetër e ka këtë në dorë. Ka sjellë probleme të shumta, edhe nga mënyra e qasjes së klubeve. Lojtarët duan të luajnë, të fitojnë për Kosovën dhe kjo është gjëja më e rëndësishme.

Ndeshja e ndaj Izraelit do të jetë e katërta e imja. Nga këto katër ndeshje kam pasur vetëm nëntë stërvitje. Pyeteni këdo nëse mund ta përgatisësh ekipin për katër ndeshje me nëntë stërvitje. Ne po tentojmë më të mirën. Duhet të pajtohemi me rrethanat në të cilën gjendemi. Pres një ndeshje të mirë ndaj Izraelit”, u shpreh Gliha.

Kur i kanë mbetur edhe tre ndeshje për të përfunduar këtë fushatë eliminatore, Kosova mban vendin e katërt me shtatë pikë dhe shanse minimale kualifikimi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga