Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Çudit Ivan Balliu: Më morën në telefon dhe më thanë që je shqiptar, u habita

Shkruar nga NEWSPORT

Futbollisti më i ri i Kombëtares Shqiptare, Ivan Balliu ka çuditur të gjithë me një deklaratë të tijën. Balliu është shprehur një ditë më parë për spanjollen ''Marca" se e kishin telefonuar dhe i kishin thënë që është shqiptar dhe se deri në ato momente ai s'dinte gjë për këtë.

“Në prill më telefonuan dhe pata një takim me presidentin Armand Duka. Më pyetën për mbiemrin tim, sepse është shumë i zakonshëm në Shqipëri. Pastaj nisën kërkimet dhe rezultoi që nga ana e babait kisha prejardhje shqiptare. Diçka të tillë nuk e dija, sepse familja ime i kishte humbur kontaktet”.

Në fakt, debutimi i tij u vonua shumë: “Fola me ish-trajnerin De Biazi përpara sesa ai të largohej. Dëshironte që të luaja në ndeshjet e qershorit, por për çështje dokumentacioni nuk munda”, tregon ai.

Grumbullimi i tij me Shqipërinë nuk është rastësi. Shqipëria, që arriti një kualifikim historik në “Euro 2016” u prezantua në Francë me 11 “të huaj”: pesë shqiptarë të Kosovës, katër zviceranë, një shqiptar i Maqedonisë dhe një gjerman. Ndërkaq, Ivan Balliu u shndërrua në një nga debutuesit më të mirë të kampionateve më të rëndësishëm në Europë. Luajti 27 ndeshje me Metzin në Ligën e parë franceze, dha 5 asiste (ndër 8 lojtarët më të mirë debutues në ligat e mëdha), 90 krose (top 15) dhe 56 thyerje të aksioneve kundërshtare (top 20).

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga